K.Jugut: Hakerat koreano veriorë 
​vodhën dokumente të rëndësishme

K.Jugut: Hakerat koreano veriorë <br />​vodhën dokumente të rëndësishme<br>
Hakerat koreano veriorë kanë vjedhur dokumente të klasifikuara ushtarake nga database i ministrisë Koreano Jugore të mbrojtjes në shtator të 2016-ës. Lajmi është bërë i ditur nga Rhee Cheol-hee, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut. Rhee, që i përket partisë demokratike, tha se dokumentet e vjedhura përfshijnë edhe një plan për eleminimin e liderit koreano verior Kim Jong-un.

Pjesë e dokumentacionit të vjedhur po sipas të njëjtit burim janë edhe plane lufte të skicuara nga Seuli zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk ka ende një reagim nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me pretendimin. Sipas ligjbërësit koreano-jugor Rhee Cheol-hee, rreth 235 gigabajt dokumente ushtarakë janë vjedhur nga Qendra e të Dhënave të Integruara të Mbrojtjes. Në maj, Koreja e Jugut deklaroi se një sasi e madhe të dhënash ishin vjedhur dhe se fqinjët veriorë mund të kenë qenë autorët e këtij sulmi kibernetik.

Sidoqoftë, nuk ka ende një koment zyrtar nga ministria koreano-jugore e mbrojtjes lidhur me këtë pretendim. Shteti i izoluar Koreano-Verior mendohet se ka në krah piratë kompjuterikë të stërvitur specifikisht .Lajmi se Peniani mund të ketë aksesuar planet luftarake të Seulit dhe Uashingtonit nuk do të bëjë asgjë në zbutjen e tensionit mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Dy kombet janë përfshirë në mosmarrëveshje verbale lidhur me aktivitetet bërthamore të Veriut.SHBA bën presion për ndërprerjen e testimeve bërthamore ndërsa Peniani është zotuar se nuk do të ndalojë.

Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?