Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish se do ta sulmojë territorin amerikan në ishullin Guam me raketa “salvo”, pasi Shtetet e Bashkuara së fundmi kryen ushtrime mbi gadishullin Korean. Sipas Qeverisë së Kim Jong-un, ushtrimet e përbashkëta të Japonisë dhe Koresë së Jugut, vetëm se kanë rritur përkushtimin “që të bombardohen territoret e Shteteve të Bashkuara”.
/Shqiptarja.com
Në një deklaratë të publikuar në mediat e Koresë së Veriut, thuhet se Pyongyang tha se kjo po i detyron “ta afrojnë më shumë gishtin kah këmbëza” për të ndërmarrë një sulm kundër SHBA-ve. Tensionet u rritën kur dy aeroplanët bombardues supersonik të ushtrisë amerikane fluturuan mbi gadishullin Korean, për t’i treguar muskujt para Pyongyang.
Dy aeroplanët e tipit B-1B Lancers që janë të stacionuar në ishullin Guam kryen një fluturim mbi ishullin Korean gjatë një ushtrimi të përbashkët ushtarak të Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA








