'Ka agjendë të fshehtë', një biznes në Groenlandë refuzon vizitën e zv/presidentit amerikan JD Vance dhe gruas së tij
Zv/presidenti amerikan JD Vance me gruan dhe fëmijët
Një biznes turistik në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, ka anuluar vizitën e Usha Vance, bashkëshortes së zv/presidentit amerikan JD Vance, mes shqetësimeve për një agjendë të fshehtë nga administrata e Trumpit.
Fillimisht, vizita e Usha Vance ishte paraqitur si një udhëtim familjar për të shijuar kulturën lokale dhe për të marrë pjesë në garën tradicionale të slitave me qen, të quajtur Avannaata Qimussersu. Megjithatë, situata ndryshoi kur u mësua se ajo do të shoqërohej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, duke shkaktuar zemërim te liderët lokalë, përfshirë kryeministrin e Groenlandës.
Sipas mediave të huaja, gjendja u përkeqësua edhe më shumë kur JD Vance njoftoi se ai gjithashtu do t’i bashkohej gruas së tij në këtë udhëtim, duke thënë se nuk dëshironte të humbiste “gjithë këtë argëtim”. Pas kësaj, dyqani i suvenireve Tupilak Travel, ku Usha Vance kishte planifikuar të ndalonte, refuzoi pritjen e saj.
“Fillimisht, i thamë se ishte e mirëpritur, por pas shqyrtimit të mëtejshëm vendosëm të anulojmë vizitën”, njoftoi dyqani në Facebook.
Nuk mund të pranojmë këtë agjendë të fshehtë dhe nuk duam të bëhemi pjesë e një shfaqjeje mediatike. Jo faleminderit. Groenlanda u përket groenlandezëve.”
Si rezultat, planet e Vance ndryshuan, dhe tani ai, së bashku me bashkëshorten e tij, do të vizitojnë bazën ushtarake amerikane të Forcës Hapësinore në Pituffik, në bregun veriperëndimor të ishullit, në vend që të marrin pjesë në eventet tradicionale lokale.
Vance, në një video të postuar online, justifikoi vizitën e tij duke thënë se dëshironte të “shihte nga afër sigurinë e Grënlandës” dhe se “rivitalizimi i sigurisë atje është i rëndësishëm për sigurinë e gjithë botës.”
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.4%
-
Jo
27.6%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 836
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31
-
Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump! Kryeministri: SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm
31 Mars, 11:02
-
Somali/ SHBA nis sulm ajror kundra shtetit islamik
31 Mars, 10:16
-
Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet
31 Mars, 09:54
-
Musk shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit, shfaqja e fundit e pronarit të 'X' (VIDEO)
31 Mars, 09:34
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë
31 Mars, 08:35
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
30 Mars, 21:58
-
Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët, do t'i lejojmë liderët e tij të largohen nga Gaza
30 Mars, 21:45
-
Imazhe të papublikuara më parë/ Fotot e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe nga një shtatëzani e fshehtë
30 Mars, 20:57
-
Do të kandidojë për herë të tretë? Trump s'e përjashton mundësinë: Shumë njerëz duan, ka metoda për ta bërë këtë gjë
30 Mars, 20:53