‘Ka ardhur vendimi do prishet’, pronari i banesës në Ksamil kundërshton punonjësit e IKMT-së: Nuk jam lajmëruar, xhaxhi nuk del që këtej

Punëtorët e IKMT-së janë hasur me rezistencën e një banori, i cili thotë se nuk është njoftuar për shembjen e shtëpisë së tyre. Rushan dhe Katerina Kurti thonë se janë pronar të banesës, ndërsa IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.

Punonjësi i IKMT-së: Kanë nxjerrë vendimin do të prishet, do prishet!

Banori: S’më ka ardhur vendimi. Mua s’më ke çuar në gjyq. Unë jam shtetas shqiptar, nuk është e Arianitit. E kualifikuar thotë, unë e kam në proces legalizimi.  Këtë e ka djali im. Ça bëni kështu. Xhaxhi nuk del që andej. Tani ma sjell mua shkresën ti! Nuk kaloj unë andej.


Lajmi kryesor:

IKMT aksion në Sarandë e Ksamil, nis shembjen e 20 ndërtimeve pa leje! Haset në rezistencën e banorëve: Do t'a mbrojmë me gjak


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK