Ka bërë abort në moshë 17 vjeçare, këngëtarja tregon historinë e hidhur: E kam urryer trupin tim

Ka bërë abort në moshë 17 vjeçare, këngëtarja tregon historinë e hidhur: E kam urryer trupin tim

Këngëtarja Pink  ka treguar një të fshehtë të hidhur të jetës së saj.Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën “Happy”, që është pjesë e albumit të saj “Hurts 2B Human” dhe që mbart një histori shumë prekëse.

Pink ka zbuluar se në këngën e saj tregon për një abort që ka bërë kur ka qenë adoleshente. “Qëkur kam qenë 17 vjeçe gjithmonë e kam urryer trupin tim dhe ndjej sikur edhe trupi më ka urryer mua”, thotë Pink në fillimin e këngës së saj.

Në një intervistë për “Usa Today”, këngëtarja ka rrëfyer se ka pasur gjithmonë një fizik shumë të fortë, por kur ishte 17 vjeçe nuk mund ta shmangte abortin.

 Më tej ajo ka shtuar se ka pasur disa aborte të tjera, megjithatë gjithmonë ka qenë e aftë të vazhdojë para në jetë.

Pavarësisht vështirësive që ka kaluar, sot Pink është nënë e dy fëmijëve, një vajze 7 vjeçe dhe një djali 2-vjeçar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë