Nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social “Instagram”, ai ka dale në mbështetje të presidentit Savvidis dhe ka përmendur faktin se ky i fundit e ka mbështetur në ditët më të vështira të karrierës së tij.
“Shumë vite më parë, në momentet më të vështira të karrieres sime, më ke ndihmuar si babai im! “Dhe për këtë arsye, unë dua të të mbështes në të njëjtën mënyrë. Jemi të gjithë pranë teje!”, shkruan në postimin e tij në “Instagram”, Ergys Kaçe.
Kujtojmë që, kartoni i Ergys Kaçe zotërohet akoma nga ekipi i PAOK-ut, ndërkohë që tani luan i huazuar te Panathinaikos.
Ditën e djeshme, vetë presidenti Savvidis ka kërkuar falje për veprimet e tij, duke thënë se ishte treguar emocional.

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com










