Kaçe qëndron në Greqi, shumë
pranë firmës me Panathinaikos

Kaçe qëndron në Greqi, shumë<br />pranë firmës me Panathinaikos<br>
Mesfushori shqiptar i PAOK-ut Ergys Kaçe nuk po gjen më hapësira në radhët e skuadrës nga Selaniku, ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos. Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento në Athinë, por gjatë ditëve të fundit në paketën e plotë të transferimeve është propozuar edhe lojtari kuqezi që e ka pranuar menjëherë ofertën por edhe Dimitris Konstantinidis.

Aktualisht, topi është në këmbët e brazilianit i cili duhet të thotë “po” për të kompletuar transferimi e tre lojtarëve të PAOK-ut në radhët e skuadrës së gjelbër. Për momentin palët po diskutojnë mundësinë kartonët e të tre lojtarëve të ndahen në mënyrë të barabartë me nga 50%, shkruan supersport. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që transferimi i Kaçes të bëhet i plotë në radhët e Panathinaikos nëse klubi kryeqytetas derdh 800 mijë Euro për të tre emrat e sipërpërmendur.

Gjithsesi, edhe në rast se operacioni për brazilianin Molento nuk mbyllet, Kaçe me shumë mundësi do të zhvendoset në Athinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Gjatë muajve të fundit, zërat për largimin e tij nga PAOK-u janë shtuar pasi mesfushori shqiptar nuk është prej kohësh në planet e klubit dhe një destinacion i ri do ta ndihmonte lojtarin të rihynte fuqishëm në orbitën e Kombëtares Shqiptare.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut