"Ka kaluar një vit që kur pashë nënën time për herë të fundit", vogëlushi ukrainas rrëfen se si ushtarët rusë e ndanë nga nëna

Nga të gjitha krimet që rusët dyshohet se kanë kryer në Ukrainë, krimet dhe lëndimet e mijëra fëmijëve janë historitë më rrëqethëse për tu treguar.

Përveç bllokimit të çuditshëm të rrugës dhe burrave me uniformë që mbajnë armë dhe kontrollojnë makinat, në disa pjesë të Ukrainës, është shumë e le pamundur të harrohet se po ndodh luftë.Errësira e luftës është po e prekshme kudo, madje edhe mes të qeshurave të fëmijëve që pinë pije të gazuara dhe hanë pica, ka një trishtim që përshkon gjithçka.

Në këtë normalitet që vazhdon sepse koha nuk ndalet, ka të vegjël që kanë qenë dëshmitarë të gjërave që nuk duhet t'i kishin parë kurrë.Një ndër historitë më të  dhimbshme që mund të ketë shkaktuar lufta është ajo e të voglit  12-vjeçar, të cilin ushtarët e shkëputën nga nëna e tij një vit më parë në Mariupol dhe e dërguan në territorin e pushtuar nga Rusia në Donetsk.

Ai nuk e ka parë atë që atëherë, tani ai ka vetëm gjyshen e tij, e cila udhëtoi mijëra kilometra për ta gjetur dhe për ta sjellë në shtëpi.

Gjithçka filloi për këtë djalë të vogël kur u plagos në sy nga predha nga një raketë, ndërsa ai dhe nëna e tij u larguan nga bodrumi i tyre në Mariupol për të gatuar ushqim jashtë. Ushtria ukrainase u kujdes për ta derisa u desh të dorëzoheshin kur Mariupol ra në duart e rusëve vitin e kaluar.

Sasha dhe nëna e tij 32-vjeçare Snizhana Kozlova u dërguan nga ushtarët rusë në një të ashtuquajtur kamp filtrimi, ku u ndanë.Djali ishte ndarë nga nëna e tij dhe nuk ishte lënë as që ti thoshte lamtumirë.Deri më sot, Sasha nuk e di se çfarë ka ndodhur me nënën e tij. I prekur teksa flet për nënën e tij ai shpreson që duke i treguar historinë e tij botës, ata do të mund të ribashkohen.

Kjo është historia e Sashës, por jo e vetmja pasi ka mijëra si të tijat.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Berlini dëbon dhjetëra diplomatë rusë, Moska i përgjigjet me të 'njëjtën monedhë'! Djali i zëdhënësit të Kremlinit, pjesë e 'Wanger'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave