'Ka mbrojtur Berishën', standardi i ri (vjetër), për ata që duan të promovohen në PD

'Ka mbrojtur Berishën', standardi i ri (vjetër), për ata që duan të promovohen në PD

Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi

Pasi dëgjuan me vëmendjen mesazhet e kryetarit Sali Berisha dhe larguan median nga salla e mbledhjes, anëtarët e Këshillit Kombëtar nisën debatet. Mesazhet përbashkuese të Berishës dhe kërkesa e tij për të qenë në front kundër Edi Ramës, duket se nuk u dëgjuan prej të gjithëve.

Më i ashpër në qëndrime ishte ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili kërkoi llogari për listën e 12 drejtuesve të qarqeve.  Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Murrizi pohoi se nuk mund të pranonte që Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi të jenë drejtues në qarqe, duke kujtuar dhe deklaratat e tyre gjatë kohës kur Partia Demokratike ishte e përçarë, që sulmet i drejtonin mbi Berishës.

Shqetësimet e shprehura në mbledhjen me dyer të mbyllura, Murrizi i adresoi edhe para mediave. Ishte Flamur Noka ai që sqaroi Murrizin, duke i thënë seGazment Bardhi kë bërë betejën më të fortë në Kuvend kundër Ramës, ndërsa Gjekmarkaj ka folur kundër arrestimit të Sali Berishës, në takime me ndërkombëtarët.

"Drejtuesit politik janë tagër i kryetarit të PD-së. Mund t'i fryj në vesh unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha. Drejtuesit politik janë drejtuesit politik të partisë. Flamur Hoxha dhe Xhelal Mziu, s’jane drejtues politik, por kanë marrë rezultat shumë të mirë në 2021.  A kemi defekte dhe të meta? Po kemi. Po të ishim të përkryer do ishim hyjnor. Kemi tre vite që zihemi mes vetes sepse na ka përçarë Rama, ndërsa sot jemi bashkë. Rama investohet pafund që ne të turremi ndaj njëri-tjetrit.

Çdonjëri prej nesh ka detyrë të respektojë institucionet e partisë. Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Dhe kjo betejë jo vetëm e jona, por e të gjithëve, ndaj të stopojmë sulmet ndaj njëri-tjetrit dhe të dalim bashkë kundër Ramës. Bardhi ka bërë betejën më të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Ramës. Gjekmarkaj ka folur më shumë se asnjë kundër arrestimit politik të Sali Berishës, këtu e në institucionet ndërkombëtare", tha Noka.

Pra, standarti për t'u promovuar në PD, tashmë është kush mbron Sali Berishën, jo kush mund ta sjellë PD-në në pushtet. Kështu ka qenë përherë në fakt, por nuk thuhej publikisht. Tani është kërkesë specifike. Noka sqaroi edhe lëvizjen e Tomor Alizotit nga qarku i Beratit, duke thënë se ka qenë kërkesë e tij për t’iu bashkuar ekipit që do të punojë në Tiranë.

Debati për drejtuesit e qarqeve ndërkohë vijoi edhe nga anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar, të cilët kërkuan që të deleguarit e kryetarit të garojnë në pjesën e hapur të listës për deputetë. Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, kërkoi që beteja e 2025 të shihet si për jetë e vdekje dhe përsëriti thirrjen për bashkim kundër Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kërkoi punë intensive të terren për të afruar të gjithë të larguarit nga Partia Demokratike dhe mbështesin ende Lulzim Bashën./TemA

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2024 04:19

    I njejti standart do te jete dhe kur te behen esell,vetem se atehere /kush mbrojti Berishen/ do te perzgjidhet per t'u flakur.

    Përgjigju
  • XHAVIT KARAI: 07/09/2024 16:54

    A ka turp mē tē madh se sa Agron Gjekmarkaj tē jet deputet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta