Ka një vend në Shqipëri ku të gjithë do të donin të punonin

Ka një vend në Shqipëri ku të gjithë do të donin të punonin

Festa e punonjësve të Keit Day Hospital

Gjermania dhe kryesisht perëndimi janë kthyer në destinacione joshëse për profesionistët e shëndetësisë kryesisht mjekët dhe infermierët. Jo vetëm këto të fundit por edhe të rinjtë e profesioneve të tjera, po shikojnë mundësitë jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë.

E teksa kjo duket se po ndikon në shoqërinë shqiptare me mungesën e fuqisë punëtore por edhe me plakjen e popullsisë, KEIT Day Hospital merr masa konkrete për të ndaluar këtë fenomen.

Disa ditë më parë, në një darkë festive, Dr. Skerdilajd Faria, themelues dhe drejtues i KEIT Day Hospital, deklaroi rritjen e pagave për 170 punonjësit, një nismë krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim.

Dikur emigrant e sot një sipërmarrës i suksesshëm, Dr. Skerdi thotë: “Unë u ktheva pas shumë vitesh. me ato që kisha mundësi, të ardhurat e mia që kisha fituar në Itali, i investova këtu. Këtë gjë do ju sugjeroja të gjithë shqiptarëve, të qëndrojnë këtu dhe mos të largohen”.

E teksa u bën thirrje shqiptarëve të shikojnë të ardhmen në vendin tonë, themeluesi i KEIT Day Hospital fton dhe kompani të tjera të përmirësojnë kushtet e punonjësve.

Gjatë mbrëmjes, përveç rritjes së pagave, Faria, tregoi dhe rritjen e bonuseve që kompania ofron ndër vite. Çdo nënë që punon në KEIT me fëmijë 0 - 18 vjeç merr 7,000 lekë bonus për çdo fëmijë. I njëjti bonus jepet edhe për familjarët me aftësi të kufizuara të punonjësit.  Paga mesatare neto është 90,000 lekë. 

Për të frenuar plakjen e popullsisë, KEIT Day Hospital, jep 100,000 lekë bonus për lindjen e çdo fëmije për punonjësit dhe 150,000 lekë për punonjësit në pozicionet drejtuese.

Trajtimi i punonjësve pranë KEIT Day Hospital duket se ka rezultuar efektive duke përmendur që ka të rinj të cilët janë kthyer nga vendet perëndimore për të punuar në vendin e tyre.  

“Unë jam kthyer përfundimisht në Shqipëri, e përfundimisht në KEIT. Unë i kam ngulur këmbët aty dhe nuk lëviz më”, tregon Ambra, punonjëse pranë KEIT me një eksperiencë 10-vjeçare jashtë Shqipërisë.

“Pa ardhur akoma, bëra një intervistë pune tek KEIT, më pranuan dhe erdha direkt dhe fillova punë”, thotë Nora, një tjetër punonjëse, shqiptare e rritur në Itali.

Të ftuar në darkë ishin edhe disa pacientë për të cilët duhet thënë se tashmë janë të kombësive të ndryshme të cilët shprehin përshtypjet më pozitive.

Me pak fjalë, KEIT Day Hospital është si një familje e madhe ku mundësitë për të bërë karrierë dhe për t’u ndjerë i vlerësuar, janë të shumta.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)