Ka nisur Festivali teatror i shkollave të mesme, Ada Trola: Gjergji jetonte për këtë festival

Ka nisur tashmë prej 10 ditësh Festivali teatror Kombëtar i shkollave të mesme . Ky festival mban emrin e themeluesit  të tij "Gjergji Trola", i cili u nda nga jeta para 2 vitesh.  Nga studio e “Rreze dielli”, Ada Trola e cila është edhe koordinatorja e projektit tha se edhe ajo do të vazhdojë nën hapat e të shoqit, Gjergjit, i cili i kishte dedikuar jetën këtij festivali”

Ai jetonte për këtë festival. Synimi i vitit që ai kishte, më datë 1 janar të çdo viti, ishte çfarë do bëj për festivalin këtë vit, çfarë do sjell risi për festivalin. Ai jetonte për këtë gjë, dhe meqënëse unë jam njohur me Gjergjin që në lindjen e festivalit në 1999, nuk mund ta lija këtë pasion sepse ai më përfshiu edhe mua. Pra dashje pa dashje, megjithëse nuk i pëlqente që bashkëshortja e tij të ishte pjesë e artit , unë u përfshiva emocionalisht, shpirtërisht, fizikisht dhe unë nuk mund të lija një punë kolosale që ai e ngriti me aq pasion dhe pot ë njëjtin pasion ma përçoi edhe mua.

Ada Trola, koordinatore e projektit

Ky aktivitet tashmë është bërë traditë, sepse zhvillohet që prej vitit 1999, zhvilluar në sallën e pallatit të pionerëve, asokohe akoma ekzistent.

Festivali organizohet nga SHARS (Shoqata e Artistëve të rinj të skenës). Në këtë aktivitet konkurojnë 20 gjimnaze të Tiranës dhe 6 gjimnaze nga qytete të tjera të Shqipërisë. Juria e festivalit është e përbërë nga emra prestigjiozë të skenës shqiptare , me kryetare Tinka Kurtin, aktori Gëzim Rudi, dhe aktorja e regjisorja Rozi Kostani.

Do te jenë 11 çmime, shfaqja më e mirë në rang kombëtar, shfaqja më e mirë e Tiranës, aktori dhe aktorja më e mirë në rol kryesor në rang kombëtar dhe të Tiranës, aktori, aktorja më e mire në rol dytësor në rang kombëtar dhe e Tiranës dhe çmimi special "Gjergji Trola".

Aktiviteti do të përfundojë në datë 26 prill ku do të ndahen çmimet në rang kombëtar, ndërsa çmimet për gjimnazet e Tiranës do të ndahen në datë 25 prill.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale

Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale