Alexandre Pato, sulmuesi brazilian në një intervistë për emisionin televiziv të "Esporte Espetacular" "Rede Globo" ka shprehur dëshirën e tij lidhur me futbollin.

Mes lotëve Pato shprehu dëshirën e tij që të kthehet dhe të luajë në Brazil, kjo e gjitha për shkak të sëmundjes nga e cila vuan motra e tij.

"Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë", ka pohuar ai ish-ylli i Milanit mes lotëve.