‘Gazzeta dello Sport’ ka shkruar sot se Juventus është shumë e interesuar për të firmosur me talentin e Salzburg Erling Haaland.
19-vjeçari ka si agjent Mino Raiola-n, një emër të lidhur ngushtë me klubin bardhezi, pasi vetëm së fundmi palët mbyllën marrëveshjen e Matiis De Ligt. Për Haaland Juventus thuhet se ka gati një ofertë prej 40 mln eurosh.
Deri më tani sulmuesi me origjinë nga Norvegjia ka realizuar 22 gola dhe mbi të gjitha ka shkëlqyer në një kompeticion si ai i Champions League.
Komento