DASHI 21. mars - 20. prill
Mire është te mos ndërmerrni prekni tema delikate sot ju te dashuruarit sepse mund te keni konflikte te forta dhe do ndiheni vërtet keq. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tentojnë te fillojnë një lidhje sepse me siguri qe do përballen me zhgënjime. Ne planin financiar fati do jete ne anën e tyre dhe gjendka do përmirësohet akoma me shume nga sa e kishit menduar.
DEMI 21. prill - 21. maj
Për ju qe jeni ne një lidhje dita e sotme do jene gjithë kohës ne lëvizje. Ka mundësi qe te tentoni aventura te shkurtra me persona te tjerë dhe do lindin probleme serioze me partnerin. Beqaret do jene entuziaste, magnetike dhe te gatshëm për çdo lloj hapi vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar situata do ketë përmirësime edhe me te mëdha nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Sot do ju ndryshoje shpesh humori ju te dashuruarve kështu qe here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe here do e surprizoni me fjale dhe vepra. Beqaret duhet t'i marrin gjerat sa me shtruar dhe kane për te përjetuar emocione te forta edhe me vone. Gjendja e financave do përmirësohet dalëngadalë, vetëm se ju duhet te merrni masa strikte dhe te ulni çdo shpenzim.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për çdo gjë me te dashurin e zemrës dhe për asgjë nuk do keni ankesa. Beqaret do kenë plot mundësi për njohje te reja, por jo te gjithëve do ju ecin gjerat si i kane menduar. Financat do jene shume me te mbrojtura nga me pare prandaj nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Dite e mbushur me momente pasioni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë atij qe doni do ndiheni vërtet si neper ëndrra e madje do kujtoni edhe fillimet e lidhjes. Beqaret duhet t'i dëgjojnë me kujdes këshillat e miqve te vjetër sepse do iu nevojiten mjaft ato edhe për me vone. Ne planin financiar nuk do keni as probleme, por as ndonjë përmirësim te konsiderueshëm.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Edhe pse disa persona mund te mundohen t'ua prishin qetësinë ne çift, ju serish do qëndroni larg debateve dhe konflikteve. Për çdo gjë do diskutoni shtruar dhe do kuptoheni me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do ndihen ende ne momentin me te përshtatshëm për te joshur apo për te dale neper takime. Për sa iu përket financave gjerat do përmirësohen goxha dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Kjo dite do jete shume e qete për ata qe kane një lidhje. Do përkujdesen me se miri për njeri-tjetrin dhe nuk do lindin aspak debate. Beqaret do e kenë shume te lehte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë sepse do i kenë te gjitha mjetet e nevojshme. Gjendja financiare do jete goxha e mire kështu qe duhet te përfitoni për te hequr disa para mënjanë e për te siguruar edhe te ardhmen.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Sot do keni me shume besim tek partneri juaj dhe do ndiheni gati për te hedhur edhe disa hapa me tej. Çdo gjë ka për t'iu ecur si keni dashur. Beqaret do hallakaten kot se koti dhe do humbasin disa mundësi te mira qe do iu jepen. Sektori i financave do jete edhe me e mire nga disa dite me pare, megjithatë serish me shpenzimet duhet bere kujdes.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Ka rrezik te keni probleme serioze me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpeshherë keq. Debatet mund te lindin edhe për gjera elementare. Beqaret qe deri me sot nuk kane mundur ta gjejnë princin e kaltër, sot do realizojnë takimet qe kane ëndërruar gjithë kohës. Ne planin financiar fati do jete me ju gjithë kohës dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Për fat te mire jete juaj ne çift do jete shume e animuar sot. Nuk do mbani me as mëri për te shkuarën dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe dëshira kështu qe nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Buxheti do mbetet i mire gjithë kohës sepse do jeni tej mase te kujdesshëm me çdo shpenzim qe do kryeni. Vazhdoni kështu dhe situata edhe mund te përmirësohet.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Sot do merreni vesh me se miri me partnerin dhe do i mbani larg vetes personat qe prej kohesh kane dashur t'ua prishin marrëdhënien. Mbrëmja ka për te qene edhe me e nxehte. Beqaret do kenë një dite te mbushur me mundësi te njëpasnjëshme takimesh. Ne planin financiar situata do ndryshoje rrënjësisht fale një lotarie qe do fitoni. Ja qe kur fati është ne anën tuaj askush nuk mund t'i ndale te mirat.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Dite shume e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni nevoje për me shume liri dhe pavarësi, por nuk do gjeni mënyrën e duhur për t'ia kërkuar partnerit këtë gjë. Beqaret nuk do e kuptojnë dot cili nga personat qe do i joshe është i duhuri dhe nuk do guxojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar yjet do i keni gjithë kohës ne krah dhe do keni fat me shumice.