Ka tensione në Mal të Zi/ Gjukanoviç ‘kërcënon’ Abazoviç: Rrëzohet qeveria po u firmos marrëveshja me Kishën Serbe

Ka tensione në Mal të Zi/ Gjukanoviç ‘kërcënon’ Abazoviç: Rrëzohet qeveria po u firmos marrëveshja me Kishën Serbe

Abazoviç dhe Gjukanoviç

Nëse Qeveria e Malit të Zi firmos Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe atëherë  Presidenti do të nisë procedurat për rrëzimin e saj.  Kështu ka thënë sot vetë kreu i shtetit malazez Gjukanoviç.  Ai tha se marrëveshja falsifikon historinë e Malit të Zi.

“Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, tha ai.

Qeveria malazeze miratuar në përfundim të javës së parë të korrikut Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi. Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë. Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri. Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviç tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor