TIRANË - Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe propozimi i nënkryetarit të LSI-së Ylli Manjani për zëvendësimin e tij, janë komentuar nga deputetë të mazhorancës dhe të opozitës.

Deputeti socialist Bashkim Fino thotë se është kundër ndryshimeve në qeevri. Ai e vlerësoi dorëheqjen e Naço si një akt qytetar, ashtu sikundër ndau vlerësim pozitiv për punën e tij në krye të këtij dikasteri.

"Unë jam kundër ndryshimeve në qeveri, është mendimi im personal. E vlerësoj zotin Naço për punën si dhe për dorëheqjen e tij. Shpresoj që ministri i ri të jetë në lartësinë e Naços. Unë nuk jam nga ata që mendoj se kryetari i LSI i imponohet kryeministrit. Ata janë dy partnerë që kanë kontratë të përbashkët për të qeverisur", - tha Fino.

Ndërsa referuar zërave se ministri i dorëhequr Naço është ndjerë i përjashtuar nga reforma në drejtësi, Fino thotë: Nuk mendoj që ka qenë i anashkaluar në ligjet që ka sjellë.

Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi e sheh këtë ndryshim në qeveri si rritje të pozitës së Metës në aleancën e majtë, aq sa e quan atë kryeministër. "Dje nuk u ndërrua ministri, por kryeministri", - tha Patozi. Ai shtoi  se kryeministër tashmë është Rama dhe jo Meta, duke nënkuptuar kështu se ndryshimi në qeveri është bërë me kërkesë të kryetarit të LSI-së.

Ndërkohë i një tjetër mendimi është deputeti socialist Alfred Peza. Ai thotë se lëvizje do të ketë gjithmonë dhe se impulset e reja janë gjithmonë në lëvizje. 

Deputetë të tjerë të mazhorancës siç Pandeli Majko e të tjerë kanë zgjedhur të mos e komentojnë këtë ndryshim në qeveri. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)