Mesa duket presidenti Donald Trump është i vendosur që në kabinetin e tij të jenë shumë personazhe të cilët dikur janë cilësuar si armiq apo kritikë të administratës Obama.

Më së fundi ai ka zgjedhur në krye të Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit prokurorin e përgjithshëm nga Oklahoma Scott Pruitt, i cili më parë ka kundërshtuar masat për ndryshimet klimaterike. 

Ai ka qënë në krye të gjyqeve ku kundërshtoheshin rregullat e administratës Obama.

Pruitt ka ndikuar që termocentralet të kalojnë nga qymuri në gaz natyror.

Në fakt rregullat për termocentralet, janë pjesë qendrore e planit të Obamës, për të vepruar në përputhje me Marrëvshjen e Parisit për Klimën, marrëveshje të cilën manjati ka premtuar se nuk do ta pranojë.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)