Kabineti Trump, Tom Price në krye
të shëndetit, armiku i Obamacare

Kabineti Trump, Tom Price në krye<br />të shëndetit, armiku i Obamacare
Kabineti Trump po plotësohet dita–ditës. Kongresmeni Tom Price është zgjedhur sekretar i ri i shëndetit. Price është një ortoped dhe një nga kritikuesit kryesor të Obamacare, një nga ligjet simbolike të administratës Obama.

Price 62 vjeç është kirurg dhe ka qënë kryetar i Komisionit për Buxhetin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka bërë një betejë kundër standardeve sanitare të dëshiruara nga demokratët, duke kritikuar centralizimin në vendimet shëndetësore e qeverisë qendrore. 

Ai do të luajë një rol qendror në planet e republikanëve për të zëvendësuar “Aktin e Kujdesit Shëndetësor te Obamas”. Në fushatën e tij, Trump u zotua për shfuqizimin e tij dhe tha se do të zëvendësonte aktin sa me shpejt.

“Ai është i kualifikuar për angazhimin tonë për të shfuqizuar Obamacare dhe të bëjmë një reformë të përballueshme për amerikanët” është shprehur Trump.

Një tjetër kandidaturë për Trump është Seema Verma e cila mund të jetë administartore e Qendrës Mjekësore 

“Së bashku Price dhe Verma janë ëndërr e skuadrës që do të transformojnë sistemin shëndetësor” shtoi Trump në një deklaratë për mediat.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)