/ATSH-AFP/ - Misioni "Pamir" i forcave franceze në Afganistan përfundon zyrtarisht më 31 dhjetor, me largimin e ushtarëve të fundit francezë (rreth 150) nga baza e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit (KAIA), njoftoi sot Ministria franceze e Mbrojtjes.
Largimi i këtyre ushtarëve shënon fundin e 13 viteve të pranisë franceze në Afganistan në mes të Forcës Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF) nën komandën e NATO-s, që përfundon këtë muaj.
Franca, që kishte dërguar 4 000 ushtarë, i tërhoqi trupat e saj luftuese në vitin 2012.
Angazhimi i saj konsistoi gjithashtu në operacionet stërvitore të ushtrisë afgane.
"Kemi kontribuar në stërvitjen e 21 mijë oficerëve, nënoficerëve dhe specialistëve", njoftoi zëdhënësi i ushtrisë franceze, koloneli Gilles Jaron duke theksuar se ushtria afgane tashmë numëronte 350 mijë trupa kundrejt 12 mijë në vitin 2002.
Rreth 70 mijë ushtarë francezë shërbyen në Afganistan që prej vitit 2001, ku 89 vdiqën dhe 700 u plagosën.
Misioni i luftimit të NATO-s në Afganistan merr fund në dhjetor 2014.
Në vitin 2015, rreth 12 500 ushtarë të huaj do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në terrenin afgan në kuadrin e operacioneve "Mbështetje e përfunduar", një mison stërvitor dhe asistence për forcat afgane të sigurisë.
/Shqiptarja.com