KABUL- Operacioni i forcave të sigurisë afgane, për lirimin e pengjevë në një hotel në veri të kryeqytetit Kabul, ka shkaktuar 13 viktima ,raportohet nga burimet e policisë të këtij shteti për Al Xhazira.

Të paktën gjashtë civile, mes tyre gra dhe fëmijë, tre roje të armatosura të hotelit , një oficer i forcave të sigurisë, dhe dy terroristë humbën jëten gjatë përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe terroristëvë gjatë operacionit për shpëtimin e pengjeve , raportohet nga korrespondenti I Al Xhazira.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së ejntes, në një hotel pranë liqenit Qargha ku disa terroristë sulmuan hotelin, dhe mbajtën peng nën kërcënimin e armëve civilët që ndodheshin brenda tij , shumica e të cilëv ishin gra dhe fëmijë .

Operacioni i policisë afgane , për lirimin e pengjeve përvec viktimave arriti të lironte nga duart e pengmarrësve dhe 23 civile .

Forcat talebane kishin sulmuar hotelin të enjten në mbrëmje duke marrë peng dhe civilët që ndodheshin në të.

Talebanët pretendonin se hoteli frekuentohej nga afganët e pasur dhe të huajt dhe se ishte kthyer në një ambient të shthurur, e pa pranueshme kjo për një vënd islamik si Afganistani, gjithashtu ata kanë pohuar se nuk kanë vrarë asnjë civil të pafajshëm gjatë pengmarrjes.

Sulmet e fundit krijojnë hije të forta dyshimi nëse forcat e sigurise afgane janë në gjëndjë të garantojnë qetësinë në vënd, pas largimit të trupave të NATO-s nga Afganistani .
(sg/shqiptarja.com)