Kabul, shmanget super-atentati
sekuestrohen 10 ton eksploziv

Kabul, shmanget super-atentati<br />sekuestrohen 10 ton eksploziv
AFGANISTAN-Shmanget një super atentat në Kabul. Zyrtarët afganë bënë të ditur se kanë sekuestruar 10 ton eksploziv, ndërsa kanë vënë në pranga 5 persona, militantë të rrjetit ‘Hakani’. Sipas autoriteteve afgane militantët kishin përgatitur sulme në zona të mbipoplulluara të kryeqytetit afgan, ndërsa besohet se kishin në plan të vrisnin edhe zëvendëspresidentin e vendit.

Eksplozivi që u sekuestrua në një kamion ishte i futur në 400 qese, të cilat ishin fshehur në grumbuj me patate. "Në qoftë se kjo sasi e eksplozivit do të ishte përdorur, ajo mund të kishte shkaktuar gjakderdhje në një në shkallë të gjerë" kanë deklaruar autoritetet e sigurisë. Ndërkaq pesë të dyshuarit kanë pranuar se sulmi i planifikuar ishte koordinuar nga dy komandantë talebanë me lidhje me organizatën kryesore në Pakistan.

Javën e kaluar, 51 persona humbën jetën në një valë të koordinuar sulmesh nga kryengritësit në Kabul dhe tre krahina të tjera.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje