Talebanët janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare me SHBA, tha sot në një intervistë, nënkryetari i organizatës militante islamike, Sher Mohammad Abbas Stanekzai.
Stanekzai i tha BBC se militantët do të deklarojnë armëpushim me trupat amerikane në Afganistan, pasi të nënshkruhet marrëveshja.
Talebanët dhe SHBA ishin në procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi papritur bisedimet e paqes javën e kaluar duke përmendur vrasjen e një ushtari amerikan dhe 13 të tjerëve në një bombardim taleban të ndodhur në fillim të këtij muaji.
Zëdhënësi i grupit militant tha se, ndërkohë, një delegacion taleban i përbërë nga katër anëtarë udhëtoi dje në Iran dhe u takua me zyrtarë të nivelit të lartë përfshirë këtu ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.
Zëdhënësi tha se në në bisedime u diskutua procesi i paqes dhe mbrojtja e projekteve të zhvillimit iranian në Afganistan.
Donald Trump vendosi t’i jap fund negociatave të nivelit të lartë me talebanët, pas sulmeve në Kabul u vranë 12 civilë dhe një ushtar amerikan.
Talibanët kërcënuan se nuk do t'i ndërpresin sulmet as në të ardhmen dhe se prej tyre do të vriten edhe më shumë amerikanë. Ata gjithashtu kontrollojnë pjesë të mëdha të Afganistanit dhe kanë mundësi të sulmojnë kudo ku dëshirojnë, madje edhe në qendër të kryeqytetit Kabul.