Kabuni tradicionale
Përbërësit:
- 1 gotë oriz
- 2 gota lëng mishi (qafa e dashit)
- 3 lugë gjelle rrush i thatë
- 1 filxhan çaji sheqer
- 1 lugë çaji kanellë
- 2 lugë gjalpë
Përgatitja:
Kaurdisim orizin me gjalpë pasi e kemi larë edhe kulluar, shtojmë ujin e nxehtë ose lëngun e mishit edhe rrushin e thatë. Sapo orizi të thithi të gjithë lëngun, e heqim nga nxehtësia edhe i shtojmë sheqerin dhe kanellën. E lëmë të pushojë 10 minuta pastaj e shërbejmë me kanellë dhe sheqer sipër. Nëse kabuninë e duam me ngjyrë të errët te gjalpi dhe orizi skuqim edhe sheqer sa te karamelizohet, pastaj shtojmë lëngun e mishit ose ujin. Nëse kabuninë do e bëni me lëng mishi atëherë duhet të shtoni edhe copa mishi.












Komente
Komento