Në këndin e gatimit të ‘Rreze Dielli’ shefi i kuzhinës nga Kosova, Arsim Kqiku përgatiti recetën tipike të traditës kosovare, Kaçamak me miell misri
Kaçamak me miell misri
Përbërësit:

- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- Ujë sa të marrë
- 100 gr djathë
- 100 gr gjalpë
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë gjalpë që të digjet pak dhe më pas shtojmë kosin. E përziejmë duke shtuar gradualisht miellin me pak kripë. Kur masa shkëputet nga fundi i tenxheres, pa u ngjitur e largojmë nga zjarri dhe shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.
MC/Shqiptarja.comKomente

