‘Kacifas, grek, ose i vdekur’/ Serbët solidarizohen me helenët për vrasjen e minoritarit

‘Kacifas, grek, ose i vdekur’/ Serbët solidarizohen me helenët për vrasjen e minoritarit

Tifozët e Partizanit të Beogradit janë solidarizuar me grekët duke shpalosur një pankartë ku shkruhej “Kacifas, grek, ose i vdekur” . Grupi i tifozëve “Grobari” e ka shpalosur pankartën në ndeshjen përballë Čukaričkit në transfertë.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra. Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.

Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para dy ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare, ndërsa sot zv/ ministri i Jashtëm grek tha se zbardhja e ngjarjes është test për negociatat mes dy vendeve.

Pankarta e tifozëve serbë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu