Kacin: Shqipëria pranë integrimit
nëse përmbush 12 kriteret

Kacin: Shqipëria pranë integrimit<br />nëse përmbush 12 kriteret
Parlamentin Europian e sheh rivendosjen e dialogut politik në Shqipëri si një sinjal pozitiv.

Sipas zëvendës kryetarit të grupit për Europën Juglindore, Jelko Kacin, Brukseli është i gatshëm t'i ofrojë Shqipërisë një mundësi për të kompensuar shpejt kohën e humbur, por kjo do të arrihet vetëm nëse klasa politike në Shqipëri ofron rezultate konkrete të bashkëpunimit për reformat europiane.

“Përplasjet midis dy blloqeve kryesore politike në Shqipëri që e morën peng vendin për dy vjet, ishin kundraproduktive dhe nuk e ndihmuan aspak Shqipërinë. Liderët politkë duhet të jenë të kuptojnë, se përpalsjet individuale dhe personale nuk e forcojnë kredibilitetin e tyre dhe dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Kur flasim për Shqipërinë, bëhet fjalë së pari për qytetarët e Shqipërisë, ndaj nevojitet më shumë prosperitet dhe konsolidim i dialogut politik” u shpreh eurodeputeti Jelko Kacin. “Flamuri shqiptar është kuq e zi, por politikisht jo gjithçka është kuq e zi në Shqipëri. Duhen më tepër ngjyra. Ne duam një ngjyrë të gjelbër apo të verdhë, pra një ylber ngjyrash politike. Unë kam vendosur që të marr pjesë takimin e ardhshëm me palën shqiptare pasi dua të mbështes ata që mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe jo të hakmerrem për të shkuarën”.


Për Kacin kjo duket gati një mrekulli, por së bashku me shtete të tjera të rajonit, Shqipëria mund ta shohë veten më afër BE-së në qershor, nëse zbatohen 12 rekomandimet e KE-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’