Kaczynski paralajmërim BE-së:
Mos ndërhyni në çështjet tona

Udhëheqësi i partisë polake në pushtet Ligj dhe Dejtësi, Jaroslav Kaczynski tha sot se Komisioni Evropian ka paralajmëruar Varshavën për të ndaluar reformën gjyqësore, por ai ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

“Këto janë gjëra me të cilat kemi të bëjmë vetëm brenda juridiksionit të vendit”, u shpreh Kaczynski për televizionin shtetëror TVP dhe ka shtuar se ndërhyrja është keqpërdorimi i qeverive të tyre, raporton Reuters.

Ndërkohë Komisioni Evropian ka planifikuar një procedurë ligjore kundër Polonisë mbi reformën e saj të diskutueshme në sistemin gjyqësor.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans ka thënë se Komisioni ka diskutuar mbi pezullimin e të drejtës së votimit të Polonisë në BE sipas nenit 7 të traktatit të BE-së, i konsideruar si “opsioni bërthamor”.
 
 
“Ne do të përgatisim me shpejtësi proçedurat e shkeljes së ligjit të BE-së, që do të fillojnë javën e ardhshme. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ne jemi shumë afër aktivizimit të nenit 7”, ka përfunduar ai.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti