Kadaj–Bujupi: Largimi nga AAK
kundërshtova veprimet e njëanshme

Kadaj–Bujupi: Largimi nga AAK<br />kundërshtova veprimet e njëanshme
Mospajtimi i opozitës së bashkuar, konkretisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje u bë shkaktar i dorëheqjes së ish-shefes së grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
 
Në një intervistë në “Rubikon” të KTV-së, ajo ka thënë se ka kundërshtuar daljen e njëanshme të Aleancës nga Kuvendi i Kosovës.
 
“E kam kundërshtuar daljen e njëanshme. I kam kundërshtuar veprimet e njëanshme. Qëllimi im parimor nga fillimi ka qenë që të jemi bashkë”, ka thënë Kadaj Bujupi, tani deputete e pavarur.
 
Ajo ka thënë se nuk ka hequr dorë nga qëndrimet dhe bindjet e saj, vetëm nga posti partiak, e që sipas saj, në gjendjen në të cilën gjendet Kosova, pak rëndësi ka se çfarë posti kemi.
 
“Unë do të vazhdoj të marr pjesë në Kuvend derisa votuesit të besojnë se duhet të jem aty”, ka thënë ajo, e pyetur për rikthimin në seancat e Kuvendit.

Redaksia Online 
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011