Kadaresë i jepet 'Letërsia Shqipe':
I lumtur që marr çmim në Kosovë

Kadaresë i jepet 'Letërsia Shqipe':<br />I lumtur që marr çmim në Kosovë
Gjeniu i letrave Ismail Kadare ishte sot në Kosovë për të marrë çmimin “ Letërsia Shqipe”.
 
I emocionuar Kadare ka shprehur lumturinë për një nga çmimet më të rëndësishme që ka marrë në karrierën e tij si shkrimtar për faktin se ky nderim iu bë pikërisht në Kosovë. 
 
“Jam i lumtur që marr këtë çmim, por ky çmim i dhënë në Kosovë ka shumë kënaqësi më tepër se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur e mendoj që po e marr këtë çmim në Bibliotekën e Kosovës”,
u shpreh Kadare gjatë fjalës së tij.

Çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” iu dha shkrimtarit për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

kadare ne kosove
 
Nuk kishte sesi që një fjalën e shkrimtarit më të njohur shqiptar ndërkombëtarisht të mungonte një rrugëtim i shkurtër në historinë e leximit.
 
“Bibliotekat janë pjesë e mbretërisë së madhe në botë. Letërsia që është arti më i vjetër në botë, ka 3000 vjet. Mijëvjeçari i parë nuk ka pasur lexues vetëm dëgjues. Për fat të mirë kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm. Ka qindra vite që kombi shqiptar lexon dhe bëhet më i mençur, më i dobishëm dhe më i ndritur.  Jam i lumtur t’iu takoj dje të nënshkruaj librat që ju doni për kujtim”, është shprehur Kadare.
  
Çmimi “Letërsia Shqipe” ka vlerë monetare prej 10 mijë eurosh dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë