Kadeli: Nuk kthehem në PS
Berisha di të bëjë opozitë

Kadeli: Nuk kthehem në PS<br />Berisha di të bëjë opozitë
TIRANE - Gjovalin Kadeli, socialisti i i cili kandiduar për ngjyrat e PD dhe fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Lezhës, thotë për se nuk kthehet në Partinë Socialiste pa ikur ky lidership. “Unë ndjehem i vlerësuar në Partinë Demokratike."

Në politikë është e vështirë, asnjëherë s’duhet të thuash kurrë. Por mund ta them me gojën plot kjo s’mund të ndodhë, të paktën për sa kohë atë parti e drejton Edi Rama. Në politikë ka marrëveshje, që pavarësisht nivelit të përfaqësimit, ka një farë burrërie, një farë kontrate, gjë që Rama s’e njeh, nuk e ka njohur kemi rastin Ndoka, Ngjela, Zogaj, që janë në rrugë për shkak të mungesës së zbatimit të një kontrate nga Rama.

Pavarësisht se ai është kryeministër i vendit, do jetë në shtator, në planin e marrëveshjeve nuk është shquar ndonjëherë si një njeri që e mban fjalën dhe jam i sigurt se kjo do t’i kushtojë. Meta është ai që do e vërë në binarë zotin Rama, t’i japë një mësim të mirë lidhur me zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave”, tha ai. Kadeli është i bindur se Sali Berisha do bëjë një opozitë të fortë.

“Opozita nuk bëhet në Tëitter apo FB, por bëhet siç di ta bëjë Sali Berisha. Nëse do ishte ai në vend të Ramës në opozitën socialiste, pushteti ishte dorëzuar brenda 24 orësh. Është njeri ambicioz, këmbëngulës, jam i bindur se zoti Berisha do jetë një opozitar që i bën mirë dhe vendit, që do frenojë dhe një revansh të mundshëm të zotit Rama që me ato lloj servilësh që ka në qeveri do mundohet të kalojë dhe limitin e një kryeministri të ardhshëm. Jam i sigurt se zoti Berisha do jetë opozitar vërtet i fortë siç ka karakterin e tij. Mirë do ishte që kryetari i opozitës të ishte në Parlament”, përfundoi Kadeli.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)



 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë