PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, një njësit i kadetëve të FSK-së, mori pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar "Kampi Veror 2014" nga data 10-20 qershor, së bashku me kadetët nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Mali i Zi, si dhe Maqedonia si nikoqire.
Ky është viti i pestë rresht, që po mbahet ushtrimi i kadetëve në Krivollak, Maqedoni. Qëllimi është përgatitja për operacione të paqes, si edhe veprimi i përbashkët si një trup i ushtarakëve të vendeve të rajonit, në raste të misioneve kudo dhe kurdo që kërkohet të angazhohen duke zbatuar të njëjtën doktrinë, atë të NATO-s, bën të ditur sot Ministria e FSK-së.
Në njoftimin e dërguar theksohet se, kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për FSK-në, sepse kadetët e saj treguan një përgatitje të lartë profesionale dhe ishin ndër më të mirët gjatë mbajtjes së këtij ushtrimi.
"FSK-ja po tregon në praktikë se është një forcë profesionale dhe e cila mund të krahasohet dhe të jetë përkrah me të gjitha ushtritë e rajonit dhe ushtritë e NATO-s", tha nënkolonel Hasan Hoxha.
Ai vlerësoi se, vetë pjesëmarrja e kadetëve të FSK-së në ushtrime rajonale është dëshmi se FSK-ja po arrin me sukses plotësimin e kapaciteteve dhe kritereve me standarde më larta të shteteve anëtare të NATO-s.
Në ditën e fundit të mbajtjes së ushtrimit fushor "Kampi veror 2014", sot, morën pjesë ushtarakë të ushtrive të vendeve të rajonit dhe të ushtrive pjesëmarrëse, të cilët e përcollën nga afër operacionin në Poligonin në Krivollak. Nga FSK-ja mori pjesë nënkolonel Hasan Hoxha nga Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe major Enver Voca.
Kadetët e FSK-së në Kampin ushtarak në Krivollak kanë arritur rezultate të shkëlqyera, si në nivelin ekipor dhe atë individual. Sot ka përfunduar operacioni, ku kadetët e FSK-së ishin më të mirët si "oficerë të ndërveprushëm"./a.g/
/Shqiptarja.com