Kadilli: Edhe mua Basha s’më bëri deputet dorëheqja në statut, “luftë” në PD

Kadilli: Edhe mua Basha s’më bëri deputet dorëheqja në statut, “luftë” në PD

Fatbardh Kadilli, Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cilëson të drejta ndryshimet në statutin e PD nga Këshilli Kombëtar, ndërsa përcjell një mesazh për kritikët e Lulzim Bashës. Kadilli thekson se Basha nuk e kandidoi as atë për deputet, por ai nuk iu kthye kundër. Ish-deputeti i Qarkut të Korçës argumenton se dorëheqja në statut në rast të humbjes së zgjedhjeve, do shkaktonte "luftë" në selinë blu.

Postimi i plotë i Fatbardh Kadilli
Si nje nga antaret e grupit te punes per statutin, por dhe si person qe nuk u perfshi ne listen e deputeteve, si rrjedhoje e vendimit te Bashes, dua te bej nje sqarim te ftohte dhe te distancuar emocionalisht per debatin pa thelb qe ka plasur ne media
1. Statuti i partise nuk hartohet me qellim "eleminimin" e kryetarit, qofte ky dhe Lulzim Basha, por per te sanksionuar rregullat e funksionimit te partise....
2- Te sanksionosh ne statut doreheqjen e kryetarit nese humb zgjedhjet do te thote te mbash gjithmone nje "lufte" te hapur brenda forces politike. Cdo parti ka njerez dhe grupe qe nuk e duan kryetarin dhe natyrisht humbja e zgjedhjeve do te ishta nje rast i mire per ta per te punuar kunder vetem per largimin e tij. Nese flasim per rastin e Shqiperise ku shitblerja e votes eshte kthyer ne sistem a do te ishte e moralshme ti kerkoje kryetarit te largohet ne nje gare aspak te lire dhe te ndershme? Kujtoj frazen e famshme te Sali Berishes " do te jap doreheqje diten qe do te humbas ne zgjedhje te lira e te ndershme" Berisha dha doreheqje ne zgjedhjet qe humbi te organizuara nga ai. Pergjithesisht doreheqja eshte akt moral kur humbet zgjedhjet. Ne statutin e miratuar ne KK eshte parashikuar qartesisht se si mund te shkarkohet nje kryetar qe nuk gezon mbeshtetjen e demokrateve dhe nuk jep doreheqje.
3- Ndryshimet ne statut e pasuruan ate me theksin ideologjik dhe etik te djathte, rriten peshen e Keshillit Kombetar duke i dhene kompetencen te kete kandidatura alternative nga ato te kryetarit dhe disa kompetenca qe i kishte me pare Kryesia;
Sot Shqiperia ka nevoje per alternative, per shprese. E keqja e Shqiperise eshte Edi Rama prandaj duhet nje bashkim i madh per ta shpetuar vendin.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 22/04/2018 23:12

    Po ky eshte bre Kardilli qe na erdhi ne rrugicka e na afronte leka per fushate e ja kerrcisnim ekrrnacka..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata