Kadilli: Edhe sot në ‘kohë lufte’
negociatat mes palëve vijojnë

Kadilli: Edhe sot në ‘kohë lufte’<br />negociatat mes palëve vijojnë
Fatbardh Kadilli, sekretari për burimet njerëzore në Partinë Demokratike në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv ka deklaruar se negociatat mes palëve vijojnë edhe sot.
 
“Pavarësisht klimës së sotme që duket sikur jemi në luftë negociatat politike mes palëve vijojnë edhe sot”, tha Kadilli.
 
Kadilli: Një nga negociatorët ambasadori Lu
Sipas sekretarit për burimet njerëzore në Partinë Demokratike është ambasadori Lu një nga mundësuesit e vijimit të negociatave.
 
“Amabsadori Lu është një nga aktorët që mundësoi këto negociata”,
tha Kadilli gjatë intervistës në Report Tv.
 
Protesta e 13 majit, Kadilli: S’do ketë dhunë po s’provokoi qeveria
Ai ka deklaruar se protesta e 13 majit do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë akte dhune. Sipas turma nuk do të dalë jashtë kontrollit nëse qeveria nuk provokon.
 
“Nuk do të ketë asnjë akt dhune. Nuk besoj se turma del jashtë kontrollit nëse qeveria nuk provokon. Nuk mendoj se demokratët nuk e dinë kurthin ku Rama do ta fusë PD”, u shpreh Kadilli.

Ai theksoi se ashtu siç nuk u zhvilluan zgjedhje në Kavajë nuk do të ketë as me 18 qershor.
 
“Nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor siç nuk pati në Kavajë. Ky është një vendim që e kemi marrë. Ne bashkë me qytetarët nuk do lejojë zgjedhje farsë”, tha ai.

Kadilli refuzoi të tregojë hapat konkret që do të ndjekë Partia Demokratike në moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve të 18 qershorit duke thënë se opozita ka mjetet e befasisë.
 
“Ne bashkë me qytetarët nuk do lejojmë zgjedhje farsë. Opozita ka mjetet e befasisë. Do përdorim çdo mjet demokratik të mosbindjes civile për të mos lejuar zgjedhjet”, deklaroi Kadilli gjatë intervistës.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur