Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar, e Kryeministres Tereza May ka shprehur shqetësimin drejtuar qeverisë shqiptare, e cila ka treguar se nuk po bën asgjë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë e bëri të ditur deputetja demokrate Fatbardha Kadiu, e cila mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga partia e Tereza May në Londër, me temë “Mbi gjithëpërfshirjen dhe ndërtimin e një qeverie, e një shteti që punon për të gjithë”.

Deputetja e PD-së bën të ditur se në të gjitha bashkëbisedimet që ka zhvilluar me përfaqësues të kësaj partie, shqetësimi kryesor ka qenë pikërisht mungesa e angazhimit serioz të qeverisë për të luftuar krimin, lidhjet e saj me eksponentë kriminalë si dhe kanabizimi i  vendit.

Jam e ftuar nga Partia Konservatore e kryeministres Tereza May në aktivitetin ‘Mbi gjithpërfshirjen dhe ndërtimin e një qeverie, e një shteti që punon për të gjithë’. Në takimet me deputetë dhe përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësim kryesor dhe për fat të keq temë kryesore ishte krimi i organizuar shqiptar, rritja eksponenciale e krimit, tejmbushja e burgjeve me shqiptarë. Lidhja e qeverisë me krimin, korrupsioni si dhe projekti për kanabizimin e Shqipërisë ka përfshirë shumë qytetarë në veprimtari kriminale. Në të gjitha bashkëbisedimet me përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësimi kryesor i bashkëbiseduesve ishte që qeveria shqiptare nuk po bën asnjë hap konkret për të ndihmuar në luftën ndaj krimit! Sigurisht që shpreha gatishmërinë tonë për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të bashkëpunuar ngushtë me Partinë Konservatore të kryeministres May si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu

Deputetja demokrate e cila ndërkaq ka falënderuar Partinë Konservatore të Britanisë për ndihmën që i jep Partisë Demokratike të Shqipërisë.