Kadri Morina: INSIG legjendë në
treg, u ble nga një prej bijave të saj

Kadri Morina: INSIG legjendë në<br />treg, u ble nga një prej bijave të saj
Është nënshkruar sot kalimi i 100% të aksioneve të shoqërisë shtetërore të sigurimeve INSIG te kompania Eurosig.
 
Në ceremoni merrnin pjesë qeveritarrë të lartë, drejtues të shoqërive të sigurimeve e të tregut bankar. Kreu i Eurosig, Kadri Morina, tha se është shumë domethënëse që INSIG themeloi tregun shqiptar të sigurimeve i ble prej një prej bijave të saj.

 "INSIG-u ishte i vitit 1991 i cili solli tulipanët  e industrisë së sigurimeve shqiptare. Nëpërmjet këtij INSIG-u  u krijuan mbi 8 kompani, u krijuan industri  sigurimesh e cila është për një shtet shtylla e tretë e  zhvillimit ekonomik dh risia  mendoj  është që po ky INSIG që i krijoi këto  kompani. Ishte  një nga këto që arriti të blej INSIG-un dhe kjo tashmë është e sigurt", shprehet Morina. 

Kompania e sigurimeve Eurosig ka blerë shoqërinë publike INSIG për një vlerë prej 16.1 milionë euro. I Pranishëm në ceremoni, Ministri i Financave Arben Ahmetaj e përkufizoi INSIGU-n si një legjendë strategjike të shtetit shqiptar.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501