Kafe me brokoli super pija e të ardhmes, zbuloni efektin e saj në organizëm

Kafe me brokoli super pija e të ardhmes, zbuloni efektin e saj në organizëm

Kafe me brokoli

Kemi dëgjuar për përdorimin e lulelakrës në pije të ndyshme, por tashmë e njëta risi ka ndodhur me brokolin. Disa nutricionistë në Australi kanë gjetur një rrugë për t’i bërë njerëzit të konsumojnë më shumë brokoli, duke e integruar atë në kafe.

Me një trend rritës në konsumin e ushqimeve të shëndetshme, kultivuesit australianë gjithmonë po shohin mënyra për të diversifikuar prodhimet e tyre dhe për të eleminuar praktikat jo të shëndetshme, duke përmbushur kërkesat e konsumatorëve”, tha shefi ekzekutiv i Hort Innovation duke shtuar më pas se hulumtimi tregon mesatarja australiane nuk po ha dozën e rekomanduar ditore të perimeve dhe opsione të tilla si pluhuri i brokolit do të ndihmojnë në këtë çështje.

Shefi ekzekutiv i Hort Innovation

Për të bërë kafe me brokoli,duhet ta lini produktin të thahet derisa prej saj të përftohet një pluhur i hollë në trajtë pudre, të cilin mund ta shtoni në kafenë tuaj.

Më pëlqen ideja e një produkti që përdoret për të ofruar një mënyrë të thjeshtë për të shtuar sasinë e perimeve, veçanërisht një perime si brokoli, që është ndër ushqimet më të mira për mbrojtjen kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, të cilat po shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve. Përpjekja për të shtuar atë në kafe ka kuptim, sepse është diçka që shumica e njerëzve tashmë e pinë çdo ditë dhe një nga mënyrat më të mira për të krijuar ndryshime të shëndetshme është që të futet në një zakon ekzistues.Nëse nuk e pini kafen, mund ta shtoni brokolin në një ushqim ose pije që konsumoni më shpesh.

Studiuesi australian

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic