Kafe në mëngjes? Ja efekti i saj në organizem
Nutritionistja Sarah Flowers ka lajme të mira për këdo që nuk mund ta fillojë ditën pa kafe. Përveç se ju jep energji për të lëvizur, Flowers pohon se kafeja mund të ndihmojë në humbjen e peshës.
Nutritionistja Sarah Flowers ka lajme të mira për këdo që nuk mund ta fillojë ditën pa kafe. Përveç se ju jep energji për të lëvizur, Flowers pohon se kafeja mund të ndihmojë në humbjen e peshës.
Flowers theksoi se adhuruesit e kafesë duhet ta pinë këtë pije për ta inkurajuar përqendrimin dhe për ta rritur nivelin e energjisë, por edhe për ta nxitur humbjen e peshës, sepse kafeja e stimulon metabolizmin.
“Një filxhan kafe mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, e stimulon termogjenezën duke ndihmuar në këtë mënyrë në djegien e yndyrave”, tha Flowers.
Përveç kësaj, kafeja përmban acid klorogjenik i cili e ngadalëson absorbimin e karbohidrateve dhe e zvogëlon yndyrën. Megjithatë, e gjithë kjo nuk do të thotë se ju duhet një litër kafe në ditë, Flowers këshillon të pini kafe në mëngjes, një ose dy filxhanë.
Gjithashtu, kafeja e redukton oreksin. Edhe pse nuk është zëvendësim për ushqim, Flowers thekson se ajo mund ta stimulojë termogjenezën, që do të thotë reduktimin e oreksit dhe reduktimin e përkohshëm të dëshirës për ushqim. Është e rëndësishme të theksohet se humbja e peshës është e lidhur me kafenë e zezë. Mund të shtoni pak qumësht, por kafeja me shumë qumësht dhe sheqer mund të ketë efekt të kundërt.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët
29 Dhjetor 2024, 15:30
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor 2024, 08:46
-
Të dëmshme për tretjen dhe shëndetin, dy ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni kurrë për mëngjes
15 Nëntor 2024, 20:18
-
Sa është sasia ideale e kafes që duhet të pini gjatë një dite
26 Shtator 2024, 07:20
-
Si e mbron pirja e kafesë zemrën!
23 Shtator 2024, 19:35
-
Masa të rrepta në Greqi, 100 euro gjobë dhe heqje patentë për ata që drejtojnë makinën duke pirë kafe
31 Gusht 2024, 15:50
-
Jo vetëm kafen, 4 pijet që duhet të ndaloni nëse vuani nga tensioni i lartë
21 Gusht 2024, 13:21
-
Tiranë/ Sekuestrohet 15 tonë kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara
26 Korrik 2024, 09:10
-
Pini kafe në mëngjes, ja si ndikon në shëndetin tuaj
19 Korrik 2024, 08:26
-
Ja ushqimet që nuk duhet të konsumoni kur jeni në punë
17 Korrik 2024, 11:06
-
Cilat janë efektet anësore nëse pimë kafe me stomakun bosh
9 Qershor 2024, 12:49
-
Efektet pozitive që ka kafeja për shëndetin tonë
1 Maj 2024, 17:30