Kafka 300 mijë vjeçare e gjetur në Kinë nuk i ngjan kafkës së njeriut, shkencëtarët: Kjo mund të rishkruajë historinë e evolucionit tonë

Kafka 300 mijë vjeçare e gjetur në Kinë nuk i ngjan kafkës së njeriut, shkencëtarët: Kjo mund të rishkruajë historinë e evolucionit tonë

Shkencëtarët kanë mbetur të habitur pas studimit së një kafke misterioze 300 mijë vjeçare të një fëmije të moshës 12-13 vjeç, për arsye se ajo duket ndryshe nga çdo paraardhës i njohur i njeriut.

Kjo u zbulua për herë të parë në Hualongdong në Kinën Lindore në vitin 2019. Sipas Science Alert, studiuesit mendojnë se individi, i njohur vetëm si HDL 6, është një përzierje midis njerëzve modernë dhe një hominine të panjohur që ekzistonte në Kinë në atë kohë.

Kafka ka tipare të fytyrës që janë të ngjashme me njerëzit e hershëm modernë, të cilët shkencëtarët mendojnë se filluan të degëzohen nga një paraardhës tjetër i njeriut i njohur si Homo Erectus diku midis 550 mijë dhe 750 mijë vite më parë, raportojnë mediat e huaja.

Sipas Xiujie Wu, një paleontolog nga Akademia Kineze e Shkencave në një analizë të eshtrave të botuar më 31 korrik tha se gjymtyrët dhe kapaku i kafkës “duket se pasqyrojnë tipare më primitive“. Këto tipare janë më afër strukturës së fytyrës së një ‘Denisovan’ , një degë tashmë e zhdukur e homininëve të Azisë Lindore që u nda nga Neandertalët rreth 400 mijë vite më parë.

“Kjo formë e çuditshme e kafkës nuk është parë kurrë në grumbullimet fosile të Pleistocenit të Mesëm në Azinë Lindore“, thanë shkencëtarët në analizën e fundit.

Nëse është një paraardhës i pazbuluar i njeriut, kjo gjetje mund të rishkruajë historinë e evolucionit njerëzor.

Historia njerëzore është më e komplikuar nga sa mendonim

Kjo nuk është hera e parë që mbetjet njerëzore kanë tronditur rrugën e pastër evolucionare që mendohet deri te njerëzit. Të gjithë e dimë se Homo sapiens doli rreth 200 mijë vite më prë nga Homo Erectus në Afrikën Sub-Sahariane, por realiteti duket se është ndryshe. Fosilet arkaike të Homo sapienit shpesh mbartin një përzierje të strukturave të vjetra të fytyrës dhe tipareve moderne.

Për shembull, për mbetjet e gjetura në Marok në vitin 2017 sugjeronin se njerëzit mund të ishin shfaqur shumë më herët sesa mendohej më parë. Gjetjet e fundit të mbetjeve njerëzore arkaike në Izrael dhe Greqi, që datojnë rreth 200 mijë vite më parë, sugjeruan se paraardhësit njerëzorë mund të ishin larguar nga Afrika shumë më herët sesa mendohej më parë.

Ekzistojnë gjithashtu prova paleontologjike dhe gjenetike që sugjerojnë se njerëzit e lashtë janë ndërthurur me Neandertalët dhe Denisovanët, kushërinjtë e tyre, duke i komplikuar më tej linjat e gjakut.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja