Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka deklaruar se vetëm garancitë e besueshme të sigurisë për Ukrainën mund ta dekurajojnë Rusinë nga një sulm i mundshëm në të ardhmen.

Kallas, deklaroi të martën se BE-ja do të vazhdojë të godasë ekonominë e luftës së Rusisë dhe se paketa e radhës e sanksioneve kundër Moskës pritet të jetë gati muajin e ardhshëm.

“Nuk mund t’i besojmë presidentit rus për asnjë premtim apo angazhim,” shkroi Kalas në një postim në rrjetet sociale. “Prandaj, garancitë e sigurisë duhet të jenë të forta dhe të besueshme, për të parandaluar që Rusia të rimblidhet dhe të sulmojë sërish', tha ajo. 

Kallas u zotua se BE do të kontribuojë në garancitë e sigurisë së Ukrainës, "veçanërisht duke trajnuar ushtarët ukrainas dhe duke forcuar forcat e armatosura dhe industrinë mbrojtëse të Ukrainës".