KAJRO – Egjipti hap kufirin me Rripin e Gazës


KAJRO, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ - Egjipti do të rihapë nesër kufirin me Rripin e Gazës, për herë të dytë në dy muaj, për t'u mundësuar palestinezëve të bllokuar në pjesën egjiptiane të kthehen në shtëpitë e tyre, bënë të ditur përfaqësuesit e policisë.
Rafahu, pika e vetme e kalimit që lidh territorin palestinez me pjesën tjetër të vendit që nuk kontrollohet nga Izraelit, u mbyll nga Egjipti më 24 tetor pas një atentati kamikaz të përgjakshëm në gadhishullin Sinai, në kufi me Rripin e Gazës.
Ai u rihap për një kohë të shkurtër në fund të muajit nëntor për t'u mundësuar palestinezëve të bllokuar në Egjipt të kthehen në shtëpitë e tyre.
Një operacion i ngjashëm do të zhvillohet të dielën për vetëm dy ditë", deklaroi një zyrtar i policisë Ali al-Azazi./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!