KAJRO, 23 shkurt /ATSH-AFP/ - Më shumë se 15 000 egjiptianë kanë lënë Libinë për t'u kthyer në vendet e tyre, disa prej tyre nëpërmjet Tunizisë, që prej ekzekutimit të hebrenjve egjiptianë nga grupi i Shtetit Islamik, theksoi sot media egjiptiane dhe autoritetet tuniziane.
"Të paktën 14 585 Egjiptianë kanë kaluar nga pika kufitare Al-Salloum mes Libisë dhe Egjiptit", sipas medias shtetërore egjiptiane. Më shumë se 3 000 prej tyre kanë kaluar sot.
Numri i egjiptianëve që jetojnë në Libi nuk dihet, por ata janë me qindra mijëra, sipas informacioneve. Ata punojnë veçanërisht në ndërtim dhe artizanat.
Egjipti u bëri thirrje shtetasve të tij të largohen nga vendi pas njoftimit për ekzekutimin nga grupi i Shtetit Islamik të 21 të krishterëve, pjesa më e madhe egjiptianë, javën e kaluar.
Egjipti ka bombarduar menjëherë pozicionet e xhihadostëve në Libi dhe kërkoi një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare./
/ec/