GJIROKASTËR- Rreth 40 punonjës të vegjël janë të bllokuar për 3 ditë radhazi në pikën kufitare të Kakavijës, pasi policia i kërkon 50 euro në shkëmbim të hyrjes së tyre në Shqipëri.
Arsyeja e bllokimit, sipas raportimit, është se mallrat që i kanë marrë tregtarët nga Greqi nuk i janë nënshtruar analizave të specialistëve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).
Tregtarët shprehen se kjo është hera e parë që punonjësit e pikës kufitare të Kakavijës kanë kërkuar analiza nga spcialistë të AKU-së.
Ata bëjnë të ditur se i është kërkuar 50 euro që të kalojnë pikën kufitare. Tregtarët janë të vendosur të mos japin asnjë lekë dhe paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën nëse nuk lejohen të kalojnë.
Mallrat që tregtarët kanë importuar janë portokalle që, sipas pretendimeve, duhet t’u nënshtrohen analizave fito-sanitare.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com