Kakavijë, braktis çantën me 4 kg
kanabis dhe arratiset, në kërkim 

Kakavijë, braktis çantën me 4 kg<br />kanabis dhe arratiset, në kërkim 
KAKAVIJË-Policia Kufitare e Kakavijës, ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 4 kg lëndë të dyshuar kanabis sativa.
 
Lënda narkotike është gjetur nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin jeshil, pas vrojtimit me kamer termike ku kanë konstatuar një person që po ecte në drejtim të Piramidës 28.
 
Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtij personi.
 
Por personi porsa ka kuptuar se po e ndiqte policia dhe ka braktisur çantën, në të cilën kishte lëndë narkotike dhe është larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer.
 
Nga kontrollit i çantës u gjeten 3 (tre) pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis, e cila pas peshimit rezultoi me peshë totale rreth 4 kg.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve” .

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar