GJIROKASTER - Prej dy ditësh, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, vetëm dy ditë larg nga zgjedhjet, është vërejtur një fluks i madh emigrantësh shqiptarë që vijnë nga Greqia për të votuar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2 950 emigrantë dhe 650 mjete.
Policia kufitare ka paralajmëruar se pritet që nesër dhe pasnesër të ketë shtim të fluksite si rrjedhim, është shtuar numri i sporteleve në hyrje të doganës. Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje kurse ajo greke, me 3 sportele në hyrje e 3 në dalje. Nga Shqipëria kanë dalë 1641 shtetas dhe 522 mjete.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com