Kakavijë, pranga 24-vjeçarit Angjelo
Hamiti, kapet me 10 kg marijuanë

Kakavijë, pranga 24-vjeçarit Angjelo<br />Hamiti, kapet me 10 kg marijuanë
10 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis është kapur nga policia në pikën kufitare të Kakavijës.

Lënda narkotike u gjet në automjetin tip Benz me targa AA 811 DS që drejtohej nga 24-vjeçari Angjelo Hamiti.

Nga kontrolli i ushtruar nga ana e Policisë Kufitare Kakavijë në vijën e dytë rezultoi se në tranversat anësore të sediljeve dhe të dyerve ishin të fshehura 20 pako kanabis me peshë totale 10 kg Mariuanë.

Në vend ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistet e antidrogës të Drejtorisë se Policisë së Qarkut Gjirokastër ku vijojnë veprimet.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tirane për veprën penale "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

kakavij

droge

kakavij
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik