Kakavija, Tre Urat dhe Qafë Botë do jenë të mbyllura nga 2 - 4 prill! S'do lejohen makinat, vetëm këmbësorë! Shkak protesta e sindikatave greke 

Kakavija, Tre Urat dhe Qafë Botë do jenë të mbyllura nga 2 - 4 prill! S'do lejohen makinat, vetëm këmbësorë! Shkak protesta e sindikatave greke 

TIRANE- Nga ora 05:30 e datës 2 prill deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke. 

Njoftimi i është përcjellë policisë së shtetit nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi.

Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. 

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore, thuhet në njoftim.

Në këtë kuadër, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Kakavijë, Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë, të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek. 

Me qëllim moskrijimin e konfuzionit në këto pika kalimi, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që janë të interesuar për të lëvizur në drejtim të Greqisë, që të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, të përdorin pikat e kalimit kufitar që nuk afektohet nga kjo protestë. E vetmja është ajo e Kapshticës, për të cilën deri tani nuk ka një njoftim për bllokim. Lajmërimin për bllokimin e bëri edhe Ambasada e Shqipërisë në Greqi, e cila u kërkon qytetarëve marrjen e masave.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera për çdo ndryshim, si dhe në rast se do të ketë bllokim edhe në pikën e kalimit kufitar Kapshticë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Pezullimi i kalimit në pikat kufitare shqiptaro-greke, ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin e rëndësishëm

1711797188_kakavije.jpg

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka përsëritur se për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek, kalimi në pikat kufitare shqiptaro-greke do të pezullohet nga ora 07.00 e datës 02.04.2024 deri më orën 07.00 të datës 04.04.2024.

Ambasada shqiptare thekson se kalimi i kufirit shqiptaro-grek do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

"NJOFTIM

Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,:

Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024

Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014,

Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë",-njofton ambasada shqiptare në Greqi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë