Kakavijë, 25 kg drogë drejt Greqisë
me autobus, policia kap dy shoferët

Kakavijë, 25 kg drogë drejt Greqisë<br />me autobus, policia kap dy shoferët
25 kilogram e 700 gram lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar paraditen e kësaj të diele në Pikën e kalimit Kufitarë të Kakavijës, e cila kishte si destinacion Greqinë.

Policia në pranga ka vënë dy shoferët e autobusit të linjës të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar që të trafikojnë drogën.

Sipas policisë, droga është konstatuar në vijën e dytë  ku gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shkodër -Athinë me targa ITM 8162 qështë konstatuar lënda narkotike .

Në pranga kanë rënë: Angjelin Suta 39-vjeç dhe Anastas Naska  47-vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë futur në autobus disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban në të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme pakot me drogë. 

Lënda narkotike ishin të përshtatura në 40 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 25 kg e 700 gr.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobuzi.

droga kakavije

droga kakavije

droga kakavije

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar