KAKAVIJË - Mbi 70 autobusë grekë të mbledhur nga veriu i këtij vendi bllokuan për disa orë, sot në mëngjes, kalimin e çdo automjeti shqiptar drejt Greqisë. Reagimi i Sindikatës së Autobusëve të Janinës erdhi pas vendimit të një dite më parë të Gjykatës Administrative të Athinës e cila lejoi hyrjen e 22 kompanive shqiptare të operojnë në territorin grek në linjat e autobusëve. Sindikata e autobusëve të Janinës.
Nga ora 08:00 deri në orën 12:00 ishte bllokuar korsia ku lëvizin autobusët. “Në orën 12: 00 në pjesën shqiptare janë në pritje për të kaluar rreth 10 autobusë, ndërsa në tokën greke janë rreth 20 autobusë “- informon korrespondenti ynë nga Gjirokastra Piro Nase. Premtohet që situata të zgjidhet në orët në vazhdim.
Aventura e pritjes zgjati 5 orë dhe vetëm pas orës 13:00 situata nisi të zhbllokohet. Protesta e sotme ishte e para në vazhdën e protestave që kjo sindikatë ka parashikuar të ndërmarrë në ditët në vijim.
Një ditë më parë Gjykata Administrative e Athinës shpalli të jashtëligjshëm ndalimin e aktivitetit të 22 linjave të transportit ndërkombëtar që lidhin Greqinë me Shqipërinë. Lajmi u publik pasditen e së premtes, prej zyrës së shtypit të kësaj gjykate.
Sipas vendimit, vendimi për heqjen e licencave të firmave të transportit ishte i jashtëligjshëm dhe detyron Ministrinë greke të Transportit, të lejojë këto kompani të funksionojnë normalisht, deri në datën 20 shtator, datë të cilën u kërkohet kompanive të paraqesin vërtetime se kanë zbatuar ligjin grek mbi transportin e udhëtarëve. Gjithashtu, gjykata urdhëroi dhe doganat të lejojnë menjëherë autobusët e këtyre kompanive të fillojnë punën.
(Lajmi u publikua ne oren 08: 20 dhe u perditesua ne oren 12: 22)
(n.s/sg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com