Kakavijë, bllokohen 10 kg
drogë në autobusin e linjës

Kakavijë, bllokohen 10 kg<br />drogë në autobusin e linjës
Gjatë një kontrolli të policisë në pikën kufitare të Kakavijës, pas mesnatës, është arritur të bllokohet një sasi mariuane prej10 kilogramësh, në autobusin e linës Sarandë-Athinë.

Tentativa për kontroll nga ana e policisë është kundërshtuar nga drejtuesi i autobusit, Pëllumb Danaj, i cili deklaronte se në pakon ku ishte fshehur sasia e drogës gjendeshin pajisje elektrike. Danaj deklaroi se pakon ia kishte dhënë një shtetas nga Saranda për t'ia dërguar djalit të tij në Athinë.

Pavarësisht rezistencës nga ana e drejtuesit, policia kufitare ka mundur të të kontrollojë automjetin. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus në mesnatë policia ka gjetur një kuti të madhe kartoni, ku në brendësi të saj ndodhej lënda narkotike mariuanë.

Policia ka venë në pranga drejtuesin e autobusit, ndërsa po punohet nga policia greke në Athinë për kapjen e shtetasit tjetër që do priste pakon në Athinë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së