Në orët e para të mëngjesit të sotëm orës 07:00, policia Kufitare e Kakavijes ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 12.3 kilogramë Mariuanë, 1.9 prej të cilëvave me paketim Çokollatë. Efektivët e policisë kufitare Kakavijë kanë arrestuar edhe 33-vjeçarin Elton Çako, drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar të automjeteve në vijën e dytë në dalje për në shtetin Grek , në automjetin Nisan me targa AA 352 JE, në pronësi të 33-vjeaçarit Elton Çako, banues në Fier, kanë konstatuar se poshtë sediljeve në shasi, kishte pako të dyshuara me lëndë narkotike.
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët kanë mbritur në Kakavije dhe nga kontrolli i imtësishëm i bërë nga efektivat e Policisë Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se:
Në brendësi të shasisë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako lëndë narkotike Çokollatë e dyshuar si Mariuane me peshë totale 1.9 kg dhe dhe 5 pako me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë me peshë totale 10.4 kg.
Gjithësej u gjetën dhe u sekuestruan 9 pako me peshë totale 12.3 kilogramë Mariuanë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime më të specializuara nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike “
Lënda narkotike dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale .
Në përfundim të veprimeve të para, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com